Ballina Kronika Incident mes dy grupeve në Tetovë, lëndohet rëndë një 17 vjeçar

Incident mes dy grupeve në Tetovë, lëndohet rëndë një 17 vjeçar

Dje (10 mars), rreth orës 16 e 40 minuta, është denoncuar se, në afërsi të një shkolle fillore në Tetovë, ka pasur zënk fizike në të cilën janë përfshirë një 17 vjeçar dhe 18-vjeçari K.K., që të dy nga fshati Veshallë e Tetovës, nga njëra anë kurse në anën tjetër, 20-vjeçari B.M., 24-vjeçari I.M. nga Tetova dhe 19-vjeçari A.I. nga fshati Saraqinë.

Gjatë zënkës fizike, 17-vjeçari me mjet të mprehtë e ka shpërthyer personin B.M. dhe i ka shkaktuar tre plagë në pjesën e shpinës, kurse personit I.M. i ka shkaktuar plagë dhe prerje, në pjesën e krahut sipër bërylit dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse dy të lënduarit menjëherë janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, për ndihmë mjekësore. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, për shkak të seriozitetit të plagëve, personi B.M. është transferuar në Klinikat e Shkupit.

I mituri 17-vjeçar, është gjetur dhe i është konfiskuar thika të cilën e ka përdorur gjatë zënkës, dhe është privuar nga liria, kurse personi K.K. është vetëparaqituar në stacionin policor Tetovë.

Janë kryer hetimet dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews