Një 32 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Kukës pasi ka rënë nga ura.
Ngjarja është regjistruar tek ura e Perbregut, 6 kilometra larg qytetit të Kukësit.
Siaps policise 32 vjeçari me inicialet A.F., në momentin e aksidentit ka qenë duke punuar. Ai ishte punetor i firmes kontraktuese qe merret me rregullimin e ures.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.