Njësiti për reagim të shpejtë i Policisë së Kosovës nga stacioni i veriut, ka hyrë me forcë në dy kazino “Millenium” dhe “Arena” në veri të Mitrovicës.
Siç raporton KosovaPress, gjatë aksionit policor, është konfiskuar aparatura që gjendje në lokale, si kompjuterë dhe pajisje të ngjashme.
Aksioni është zhvilluar rreth orës 19:30, ndërsa qytetarët nuk janë tubuar për të penguar ndërhyrjen e policisë./KosovaPress/