Ballina Aktualitet Sociale Familja në varfëri ekstreme, Kryefamiljari: Ushqej fëmijët nga kazanët e plehrave, jeta...

Familja në varfëri ekstreme, Kryefamiljari: Ushqej fëmijët nga kazanët e plehrave, jeta skëterrë (VIDEO)

Varfëria në familjen Çuko në Ferm-Çlirim të Fierit është ekstreme. Nëna e fëmijëve Erjona tregon e përlotur se fëmijët i ka rritur me bukë thatë

Erjona: kam vuajtur shumë, fëmijët edhe tre ditë pa bukë kanë qëndruar. Kur nuk kisha bukë thatë, u jepja vetëm ujë. E kam pasur shumë të vështurë për ti ushqyer. Komshija bënte buke dhe na i falte. Motra me jepte thesin me miell të ushqeja fëmijët. Një bidon qumësht nuk kam pasur tu jap. I kam rritur me ujë me sheqer, sheqerin e merrja me listë në dyqan. Për tu blerë librat morëm overdrafdt, sot shlyejmë borxhet pasi u blemë fëmijëve rroba dhe libra shkolle. Unë kam punuar pastruese më parë, vëllai më ka vdekur nga leucemia.

Kur isha shtatëzanë, doja ti abortoja fmëijët. Më doli vëllai në ëndërr më tha do ti mbash fëmijët. Mora vesh që kisha dy binjakë, qava me të madhe, u bëra me pesë fëmijë. Kemi pasur skonflikte me pronat që kemi pasur më parë. Nëse më ndihmoni vetëm për këta fëmijë, një cati në kokë, do mundohem më shumë për këta fëmijë. Nuk dua të vuajnë më jemi në shtëpinë e botës këtu.

Nga rrëfimi i Erjonës, producenti ekzekutiv Ilir Hoxholli nuk i ka mbajtur dot lotët. Erjona kërkon vetëm që fëmijët e saj mos të vuajnë. Ajo do që fëmijët të shijojnë fëmijërinë e tyre të shkollohen dhe të ecin përpara në jetë.

Erjona: Luisi, djali im në vend që të ulet, merr një thes dhe del për bidona, në vend që të mësohe. Nuk dua që ai të bredhi nëpër kosha plehrash, ata sakrifikojnë, më ikin fshehurasi dhe i sjellin thasët në derën e shtëpise. I drejtohem Elvisit dhe Sidritit të vënë dorën në zemër për këta fëmijë. Kërkoj ndihmën e gjithë shqiptarëve ku janë, dua që fëmijët të ecin përpara. Shpresoj që fjala ime si nënë të dëgjohet!

Gentian Çuko, kryefamiljari nuk i mabn dot lotët kur thotë se gjen ushqime nëpër kazanë të mbeturinave

Gentiani: kur nuk gjej bidonë, trishtohem them kalamajtë më ndelën pa bukë, të gjitha i mbledh, ndonjëhere nuk gjej gjë. Ndihem i fyer që arrita në këtë gjendje, e bëj për fëmijët që kam arritur në këtë pikë, fëmijët më shikojnë nga duart ca u coj për të ngrënë. Kur nuk kam gjë, u them babi do u sjelli nesër!

Zgjodha këtë rrugë, është rrugë e ndershme. Edhe nga koshi i mbeturinave kam ngrënë, të arrija të mblidhja nga koshi, edhe këtu kam arritur, shkoj në një kosh afër supermarketit, ato gjerat ua kam cuar u kam thënë, i bleu babi. Nuk qaj kurrë në sy të tyre, qaj nëpër kosha! Po nuk punova unë ata nuk hanë! Vajzat e vogla duan të hanë, nuk di si ti ushqej fmëijët, me këtë punë nuk mundem!

https://youtu.be/fQY-pw01a_4