Imami i njohur, Elvis Naçi ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në disa media online në lidhje me kandidimin e tij si kryetar Bashkie në Tiranë.
Naçi deklaroi live në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News 24 se asnjëherë nuk ka menduar të merret me politikë dhe kurrë nuk do ta bëjë.
Ai deklaroi se misioni i tij është t’u shërbejë shqiptarëve dhe këtë do ta bëjë deri në fund.
“Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam deklaruar se nuk do merrem me politikë. Sa Zoti të më ketë dhënë jetë unë do merrem me bamirësi. Kam korsi të tjera për të vazhduar në këtë jetë. Unë e kam mohuar dhe e mohoj edhe sot në studio”, deklaroi ai.