Ballina Bota Ish-presidenti ndërron jetë para togave të zeza

Ish-presidenti ndërron jetë para togave të zeza

Mohamed Morsi, ish-presidenti i Egjiptit, ka ndërruar jetë pasi është paraqitur në gjy*katë. Sipas mediave vendase, Morsi fillimisht është ndjerë keq dhe pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Mohamed Morsi erdhi në pushtet në vitin 2011 në mënyrë demokratike, pak kohë pas “Pranverës Arabe”.

Në atë kohë sapo ishte larguar nga pushteti ish-presidenti Hosni Mubarak, i cili kishte qëndruar për 30 vjet me radhë në krye të Egjiptit.

Ai shërbeu vetëm një vit si president i Egjiptit, pasi në korrik të vitit 2013 ai u largua me forcë nga pushteti pas protestave masive dhe puçit ushtarak

Ndërsa organizata “Vëllazëria Myslimane”, pjesë e së cilës ishte, u shpall organizatë ilegale nga pushteti i presidentit aktual, Abdel Fattah el-Sisi./ Opinion.al E.Xh.