Ballina Lajme Reshjet në Tetovë, dëme në fshatin Poroj (VIDEO)

Reshjet në Tetovë, dëme në fshatin Poroj (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të shumta. Situatë shqetësuese ndërkaq paraqitet në fshatrat e Tetovës ku vitet e fundit ka pasur përmbytje me pasoja fatale.

Prurjet e lumit në fshatin Poroj, pas shirave të rrëmbyeshëm të ditës së sotme kanë dëmtuar për të tretën here urën e vogël qe lidh dy anët e këtij fshati.

https://www.youtube.com/watch?v=2wuZpV28l-s&feature=youtu.be

Prurjet e lumit në fshatin Poroj kishin shënuar ulje pak më parë, por rreziku mbetet gjithmonë i lartë, sepse siç njoftojnë banorët e fshatit më sipër, Gjermë, reshjet e shiut vazhdojnë të bien me intensitet të lartë dhe po ashtu ka pasur edhe reshje breshëri.

Banorët e fshatit Poroj janë vënë në gatishmëri të situatës dhe janë organizuar për ndonjë dalje të mundshme të ujit nga shtrati i lumit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e zjarrfikëseve për të kontrolluar situatën. Qytetarët kërkojnë masa nga autoritetet me qëllim që të parandalohen përmbytjet e mundshme.