Një kamion është rrokullisur sot në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të fshatit Zhelinë, me ç’rast ka mbetur i lënduar vozitësi i kamionit, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe është jashtë rre*zikut për jetën.
Fjala është për vozitësin N.B. 67 vjeçar nga fshati Zhelinë, i cili në momentin e rrokullisjes, sipas informacioneve të para, ka humbur kontrollin, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale në autostradë po ashtu edhe në automjet. Për këtë arsye, autostrada mbeti e bllokuar për disa minuta. Ndërsa si pasojë e kureshtjes nga vozitësit e rastit që janë ndaluar për të parë dëmet, ka ndodhur edhe një aksident tjetër, mes një makine në lëvizje dhe automjetit të ndihmës së shpejtë, por që ka përfunduar pa vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar.
Në vendngjarje, bashkë me ekipin hetues të policisë së Tetovës, kanë arritur edhe njësia territoriale kundër zjarrit, të cilët kanë ndihmuar në largimin e pjesëve të dëmtuara të kamionit dhe mburojave të autostradës.
Aksident i rënde trafiku në autostraden Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Zhelinë.
Një kamion ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar me çrast është lënduar vozitësi i kamionit.
SPB Tetovë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.
Nuk dihen ende shkaqet se si ka ardhur deri tek humbja kontrollit dhe rrokullisja e kamionit.
Për momentin pritet që autoritetet të dalin dhe të prononcohen rreth rastit dhe identitetit të personit që është lënduar gjatë aksidentit e që mendohet të jetë vetë shoferi i kamionit.
Siç shihet edhe nga fotografitë një pjesë e boshtit të gomave ka goditur urën dhe ka dëmtuar urën.
Në përditësim…