Ballina Teknologji Libra e Facebook-ut pritet të jetë e ardhmja e parave

Libra e Facebook-ut pritet të jetë e ardhmja e parave

Është një projekt jashtëzakonisht ambicioz – disa mund të thonë tërësisht egocentrik – për të krijuar një monedhë të re globale. David Marcus i Facebook-ut tregon se është duke u dhënë miliarda njerëzve më shumë liri dhe “duke rregulluar shumë gabime të sistemit aktual”.

Ideja është se ky nuk është një projekt i vogël që një mini-ekip në selinë e Menlo Park të Facebook do të provojë për disa muaj përpara se të kalojë në diçka tjetër – kjo është edhe e ardhmja e Facebook dhe e ardhmja e parave, një iniciativë që shihet si aleancë e aksionerëve të mëdhenj në pagesa të tilla si Paypal dhe Visa, Silicon Valley si Uber dhe Lyft dhe firmave të mëdha të sipërmarrjeve, si disa superheronj të teknologjisë dhe financave që vijnë së bashku për ta bërë botën një vend më të mirë.

Por ende ka shumë pyetje rreth FaceCoin – ose Libra, ashtu si kompania dëshiron që ta quajmë. Pyetja kryesore që që vazhdoj t’i rikthehem është – pse? Përse kemi nevojë për një monedhë të re globale dhe a e duam me të vërtetë nga Facebook?

Per kë është?

Deklarata e misionit Libra është mëse e përshtatshme për 1.7 miliardë njerëzve që nuk kanë një llogari bankare dhe sa është e shtrenjtë është për ta që të transferojnë para tek të afërmit. Por tashmë ekzistojnë mjaft organizata që trajtojnë këtë çështje, nga skema Kenia e Mpesa deri tek start-ups të teknologjisë si ËorldRemit.

Ajo që nuk është e qartë është se sa saktësisht Libra do të kalojë përmes biznesit kompleks të verifikimit të identitetit të këtyre njerëzve në përputhje me rregulloret kundër pastrimit të parave, pa shkaktuar shumë shpenzime.

“Pajtueshmëria është pjesa me të vërtetë e vështirë dhe e shtrenjtë”, thotë një burrë që ka punuar për disa kompani të transferimit të parave.

Dhe kjo do të zbatohet jo vetëm për përdoruesit e Facebook-ve të panjohur në Kenia, por për tregje fitimprurëse si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, ku kartat e identitetit nuk ekzistojnë si një mënyrë relativisht e lehtë për të verifikuar dikë me atë që ata thonë se janë.

Nëse Libra lejon që njerëzit të dërgojnë para nga telefonat e tyre ashtu sikur dërgojnë një tekst, kjo do të jetë shumë tërheqëse. Por, duke bërë këtë me çmim të ulët dhe në një mënyrë të sigurt, do të jetë jashtëzakonisht sfiduese.

A është ky një projekt real global?

Facebook, ndoshta i vetëdijshëm për çështjet e reputacionit me të cilat ballafaqohet, duket shumë i prirur për të theksuar se Libra është një koalicion global në të cilin Facebook është vetëm një lojtar i vogël.

Skeptikët kujtojnë se Facebook nisi skemën globale të qasjes në internet, Internet.org, si një koalicion i ngjashëm ndërkombëtar. Pastaj u bë shërbimi i diskutueshëm Free Basics, i denoncuar në Indi si një mjet i dizajnuar vetëm për të promovuar interesat e Facebook.

Që atëherë, partnerët e tjerë të koalicionit duket se janë shkrirë.

Si i bën Facebook paratë?

Do të ekzistojë ajo që Facebook e përshkruan si një tarifë “e papërfillshme” për çdo transaksion, kryesisht, thotë ai, për të ndaluar që rrjeti të mbingarkohet nga miliona pagesa me radhë.

Përmes filialit Calibra, gjiganti social mund të kërkojë më pas t’i ofrojë përdoruesve shërbime shtesë financiare. Por çmimi i vërtetë është thjesht duke i bërë njerëzit të shpenzojnë kohë më gjatë në Facebook ose ËhatsApp në mënyrë që të mund t’u shërbejnë më shumë reklamave.

Çfarë përfitimesh kanë partnerët prej saj?

Është raportuar se partnerë të tillë si Paypal, Mastercard dhe Visa paguajnë 10 milionë dollarë për privilegjin e operimit të një nyje në rrjetin Libra. Duket e çuditshme që ata do të dëshironin të mbështesin një organizatë, qëllimi I së cilës është të bëjë një punë më të mirë se ata.

Por, përsëri, ata do të kenë qasje në të dhënat që rrjedhin nëpër rrjet, megjithëse në formë pseudonimi, dhe kjo duhet t’u japë atyre njohuri të vlefshme për shumën që po shpenzohet dhe vendin.

Pse është një cryptocurrency dhe pse ka nevojë për një blockchain?

Facebook këmbëngul se Facecoin – dmth, Libra – do të ketë të gjitha përfitimet e Bitcoin pa përfshirë anët negative. Ajo do të jetë “globale dhe e menjëhershme”, si kripto-valuta origjinale, por gjithashtu e sigurtë dhe e qëndrueshme. Dhe për shkak se nuk mbështetet në miniera, nuk do të ketë një ndikim të madh mjedisor.

Por skeptiku i Bitcoin, David Gerard, thotë se nuk është e qartë pse Libra është duke u zbatuar si një kripto-valutë – ose ka nevojë për një bllokadë, një libër të pandryshueshëm të shpërndarë për këdo.

“Arsyeja e zakonshme për të thënë ‘blockchain’ është dhënia e pluhurit magjik të marketingut me ide jo-magjike,” thotë ai.

“Por Libra ka për qëllim të jetë një shërbim që përdoret nga njerëzit- kështu që do të ketë sukses apo do të bjerë në bazë të të qenit e dobishme dhe e përshtatshme,”.

Pse do të kenë besim njerëzit në të?

Facebook thotë se dega e tij Calibra do të mbajë të dhënat financiare dhe sociale rreptësisht të ndara dhe përdoruesit nuk do të synojnë reklamat bazuar në zakonet e tyre të shpenzimeve.

Por, përsëri, mbrojtja kryesore është se ky është një koalicion global, dhe jo plani i ri i Mark Zuckerberg për të sunduar botën.

“Është iniciativë e udhëhequr nga Facebook, po,” thotë z. Marcus.

“Por në kohën kur vjen puna te tregu vitin e ardhshëm, nuk do të jetë një iniciativë e kontrolluar nga Facebook. Do të kemi të drejta të njëjta si të gjithë anëtarët e tjerë”.

Ju mund të mos besoni tek Facebook, por duhet të besoni tek Visa, Paypal, Uber dhe pjesa tjetër.

Pra, mos prisni që fytyra e Mark Zuckerberg të jetë në Libra, nëse ata ndonjëherë vendosin të godasin me një monedhë përkujtimore.

BBC-Përgatiti në shqip për TemA: Diona Çeço