Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare është përzgjedhur si një nga nëntë finalistët e çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt. Në letërsi ky çmim konsiderohet si Nobeli i Amerikës.
Nominimi i tij për këtë çmim u publikua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ku e uronin shkrimtarin e njohur.
Fituesi i këtij çmimi pritet të shpallet më 16 tetor tetor 2019 në Festën e Neustadt Litit.
Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet nga Universiteti i Oklahomës.
Disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Giuseppe Ungaretti etj.