Ballina Aktualitet Shqipëri VIDEO/ Çim Pekës i shembet studio në intervistën LIVE me Bashën

VIDEO/ Çim Pekës i shembet studio në intervistën LIVE me Bashën

Gazetari Çim Peka ishte i pari që hapi sezonin politik të emisioneve LIVE me një intervistë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në Syri TV.

Por që në minutat e para emisioni është ndërprerë nga një incident i pazakontë pasi siç duket edhe nga video më poshtë një nga kamerat është rrëzuar si dhe një nga panelet në studio duke shkaktuar një zhurmë të madhe.

Emisioni është ndërprerë për minuta të tëra dhe kur u rikthye gazetari tha se “kishte pasur një problem teknik”. ©LAPSI.al