Më 2 shtator, ditë e hënë në Maqedoninë e Veriut pritet të fillojë viti i ri shkollor 2019/2020, por kjo nuk pritet të ndodhë, pasi që Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka paralajmëruar grevë.
Në komunikatën e kësaj sindikate theksohet se pas negociatave me Ministrinë e arsimit dhe shkencës , SASHK-u nën presionin e bordit udhëheqës solli vendim që viti shkollor mos të filloj më datën e paraparë 2 shtator por të bëhet grevë.
SASHK-u nuk pranon rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka premtuar për rritje graduale të rrogave në sferën e arsimit, por ky kompromis nuk është pranuar nga sindikata dhe se është mbështetur qëndrimi për grevë. (INA)