Një punëtor shqiptar humbi jetën në një aksident në punë të ndodhur në zonën e San Giuliano në Itali.
40-vjeçari humbi jetën pasi ra nga 12 metra lartësi nga çatia e një ndërtese ku po punonte..
Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari shqiptar me iniciale E.S, ishte në majën e strukturës, kur ra nga lartësia rreth 12 metra, rënie që qe f a t a l e për të.
Në vendin e ngjarjes shkuan ekipet e ambulancës dhe një helikopter, por për të nuk kishte asgjë për të bërë.
Policët lokalë ndërhynë në depo, duke kryer të gjitha kontrollet e nevojshme për të rindërtuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.