Dje mbrëma (11 shtator), rreth orës 21.00, në fshatin Gradec të Gostivarit, pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, Zyra e jashtme për punë kri*minalistike-Gostivar, kanë privuar nga liria 45-vjeçarin S.S. nga fshati Reçicë e Madhe dhe 49- vjeçari J.S. nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës ,,KIA,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar J.S. është gjetur her*oinë.
Dy personat në fjalë, janë mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për zbardhjen e plotë të rastit, kështu që do të pasoj padi adekuate.