Ballina Kronika Filmohet duke vjedhur në City Mall (VIDEO)

Filmohet duke vjedhur në City Mall (VIDEO)

Një femër me flokë të verdha, rreth të dyzetave, është filmuar nga kam*erat e sigu*risë duke vjedhur gjësende nga qytetarët të cilët frekuentojnë City Mall-in.

Siç edhe shihet në video, ajo kamoflon lëvizjet e dorës së saj me fanellat që i mban në krah dhe vepron si një profesioniste e vërtetë.

Dysh*ohet se afër saj qëndron edhe një tjetër femër e cila e ndihmon që të kryej vjedhjet duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe duke mbuluar lëvizjet e saja.

Qytetarja që ka denoncuar rastin, thotë se asaj ia ka rrë*mbyer kuletën nga karroca e fëmijës së saj dhe se i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material. Ajo madje bën thirrje që nëse dikush e njeh këtë person, të lajmëroj dhe ta identifikojë të njëjtën.

Ky madje nuk është rasti i parë që dikush ankohet nga kjo femër. Në vazhdim do të shihni dy video ku po i njëjti person, kryen dy akte vjedhjeje.

Publicitet

Apelohet që qytetarët që frekuentojnë hapësira publike të kenë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të xheparoshëve dhe hajdutëve, pasi që muajve të fundit, rastet e tilla nuk janë edhe të ralla.

https://www.youtube.com/watch?v=vLEi9RUkKoQ&feature=youtu.be