Fadil Zendeli
“Kur flet BDI dhe Ali Ahmeti për sistemin e drejtësisë atëherë e kupton se në çfarë situate jemi ne si shoqëri dhe se sa ka degraduar sistemi politik në vend dhe sistemi i drejtësisë në veçanti. Funksionarët partiak dhe shtetëror të BDI-së tallen me shqiptarët dhe qytetarët e këtij vendi, sa herë që e përmendin sistemin e drejtësisë dhe vetingun. Me mish e me shpirt luftuan kundër Prokurorisë Speciale dhe çdo nisme për funksionim të plotë të sistemit të drejtësisë. Për shumë mandate dhe vite e drejtonin Ministrinë e Drejtësisë dhe tani menjëherë u kujtuan se sistemi i drejtësisë e ka humbur besimin. Po kjo BDI që partizoi dhe politizoi prokurorinë publike dhe gjykatat në vend, flet për sistemin e drejtësisë.
Çdo gjë ka kufi! Injoranca, degradimi dhe mënyra se si i trajtoni shqiptarët ka marrë fund. Kujdesuni për veten që të paktën me pak dinjitet të ballafaqoheni me drejtësinë për të këqijat që i’a keni bërë sistemit të drejtësisë dhe shqiptarëve në veçanti. Për këtë shkak duhen politika të reja dhe nënkuptohet, njërëz të ri dhe struktura të reja politike”, shkruan ne facebook, deputeti i Levizjes BESA, Fadil Zendeli.