Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga 16 deri më 26 shtator do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA.
Në korniza të vizitës e cila është në organizim të Institutit Republikan (IRI), Departamentit të Shtetit dhe Institutit për Përfaqësim të Qeverisë (IPG) në SHBA, Grubi do të marrë pjesë në Forumin për përmirësimin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.
Gjithashtu, Grubi do të realizojë takime bilaterale me kongresmen dhe përfaqësues të Qeverisë së SHBA-ve, në të cilat do të bisedohet rreth mbështetjes amerikane ndaj proceseve tona euroatlantike, situatës politike, si dhe për reformat aktuale në sferën e jurisprudencës dhe luftës kundër korrupsionit.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



