Së shpejti, Kina do të nxjerrë kriptovalutën e parë, sipas referencave më të fundit të Presidentit Xi Jinping për blockchain, kreut të bankës qendrore kineze dhe disa analistëve. Në fakt, ky është një projekt për të cilin Pekini ka nisur të punojë që prej vitit 2014, e që do të largonte SHBA- në nga ‘froni’ i supremacisë botërore.
Në një kohë që Zuckerberg po përpiqet të ‘përmirësojë’ fatin e Librës, duke u përpjekur të vndosë në duart e Trump timonin e dominancës kinese, është pikërisht Kina që mesa duket, do të jetë gati të nxjerrë kriptovalutën e parë shtetërore në botë.
Përgjatë këtyre ditëve, presidenti Xi Jinping ka folur për disa aspekte të zhvillimit të teknologjisë blockchain (baza e kriptovalutës). Fjalët e tij, janë ndjekur nga komentet e Li Wei, përgjegjës i sektorit të teknologjisë në bankën qendrore të Kinës, që ka ftuar bankat komerciale të rrisin përdorimin e blockchain.
Disa analistë, si Li Chen i Universitetit të Hong Kongut, janë të bindur se Kina tani është e gatshme për lëshimin e një kriptomonedhe shtetërore. “Unë mendoj se ka një probabilitet të lartë që ajo do të jetë ndër vendet e para që lëshon një monedhë digjitale” tha studiuesi për revistës US Fortune.
Ndërkohë, Mark Zuckerberg duket se është i gatshëm të luajë kartat e tij për të rindërtuar Librën. Pasi disa partnerëve të nivelit të lartë si Mastercard, eBay apo Visa, u tërhoqën nga projekti, CEO i Facebook foli për kriptomonedhën e tij përpara Kongresit Amerikan. Pikërisht gjatë asaj fjale, ai i bëri parapritë ‘makthit’ kinez.
Nëse Amerika nuk drejton teknologji të reja, siç është mundësia e dërgimit të parave përmes sistemeve të mesazheve, dikush do ta bëjë atë për ne dhe ne do të humbasim udhëheqjen e sektorit” tha Zuckerberg, duke e lënë të qartë se ky “dikush” mund të jetë vetëm Kina.
Objektivi i vërtetë i fjalëve të Zuckerberg është padyshim Donald Trump, i cili nuk e ka mbajtur kurrë të fshehtë se dëshiron të ‘luftojë’ Kinën në disa frone. Pa diskutim, një fron i fituar në zhvillimin e monedhës digjitale, nuk do ta bënte atë të lumtur. (Ilsole24ore, scan)