Kryeministri shqiptar, Edi Rama po zhvillon një vizitë në Riad të Arabisë Saudite, ku është takuar me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi.
“Në Riad, me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”, tha Rama.
Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë🤝 pic.twitter.com/0lHjXHHtrD
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2019