Ballina Aktualitet Shqipëri Kërcënimet me jetë, Agron Tufa kërkon familjarisht azil politik në Zvicër, dërgon...

Kërcënimet me jetë, Agron Tufa kërkon familjarisht azil politik në Zvicër, dërgon me postë dorëheqjen

Aktualisht Tufa ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij dhe dirëheqjen e ka paraqitur nëpërmjet një letre.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Tufa e ka marrë këtë vendim pas kërcënimeve të shumta që ka marrë për shkak të detyrës, të cilat po i rrezikojnë jetën. Aktualisht Tufa ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij dhe dirëheqjen e ka paraqitur nëpërmjet një letre.

Më anë të letrës që i ka dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka, Agron Tufa ka kërkuar largimin nga detyra për arsye se po i rrezikohet jeta.

Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

Herë ps herë, vetë shkrimtari ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet kërcënuese që ka marrë, edhe nëpërmjet avokatit të tij Kujtim Cakranit. Tufa publikoi edhe mesazhet në rreshtat e të cilëve shkruhej edhe se e priste gropa.

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit. (f.m/dosja.al)