Ballina Aktualitet Shqipëri Qeveria mbyll faqen kritike Brryli Broadway

Qeveria mbyll faqen kritike Brryli Broadway

Sulmet ndaj faqeve në internet që janë kritike me qeverinë nuk ndalen. Tashmë qeveria në listë ka shtuar edhe “Brryli Broadway” dhe hostin e portalit Dosja.al pas bllokimit të “Jeta Osh Qejf”.

Faqet në internet në situatën e tërmetit duket se i kanë hapur probleme qeverisë në publikimin herë pas herë të denoncimeve të ndryshme për banesat e dëmtuara apo edhe nevojës për ndihmë që kanë pasur qytetarë të cilët kanë qenë jashtë vëmendjes së institucioneve.

Për portalin “Jeta Osh Qejf”, policia dërgoi për procedim penal edhe dy administratorët e saj.

Ndërsa për Brryli Broadway nuk ka pasur asnjë qëndrim se për cilat arsye objektive kjo faqe është bllokuar në rrjetet sociale nëse ka shkelur ndonjë ligj apo jo.

Ndërsa për Dosja.al arsyet e zbuluara nga vetë portali deri më tani janë për shkelje të së drejtës që mbrohen nga Acromax për një fotografi të publikuar.

Aksioni për bllokimin e aksesit në portale është paralajmëruar vazhdimisht nga vetë kryeministri Edi Rama.

@tn.lajmelokale
@tetovanews