Në Thumanë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre pallatet që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë dhjetëra viktima.
Përveç tre pallateve që u rrënuan, IKMT do të shembë edhe një pallat të katërt, i cili ka pësuar dëme në pjesën e kateve të sipërme të tij, ku është shkëputur një pjesë e madhe në katin e fundit.
Pallati është identifikuar si i pabanueshëm dhe me rrezik për godinat përreth, arsye për të cilën do të shembet.
Tërmeti i një jave më parë shkaktoi një tragjedi të vërtetë në vend, duke lënë 51 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.