Ballina Sport Manchester City makineri golash, fitore bindëse ndaj Burnley

Manchester City makineri golash, fitore bindëse ndaj Burnley

Manchester City ka mposhtur Burnley me rezultat të thellë 1-4, duke u rikthyer te fitorja pas atij barazimi zhgënjyes 2-2 kundër Newcastle. Edhe pse në një transfertë të vështirë, djemtë e Guardiolës ia dolën të merrnin tri pikët e plota.

Gabriel Jesus luajti titullar për shkak se Aguero është i dëmtuar dhe arriti të shënojë dy gola, duke e shfrytëzuar mjaft mirë mundësinë e tij. Rodri shënoi golin e tretë, duke lëshuar një predhë nga jashtë zone.

Për të shënuar golin e katërt, mendoi Riyad Mahrez, i cili vetëm 24 orë më parë, ishte në ceremoninë e “Topit të Artë”. Burnley do të shënonte golin e nderit në sekondat e fundit, me anë të sulmuesit anësor, Brady./abcnews.al