Ndërkohë Rama ka vijuar fjalën dhe ka ironizuar grupin që protestonte, duke thënë ata ishin harrupiel.
Sot në sheshin Skënderbej është zhvilluar ceremonia e ndezjes së dritave të bredhit të Vitit të Ri. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë Erion Veliaj dhe Edi Rama, por ka pasur dhe një incident.
Në grup të rinjsh i quajtur ‘Rezistenca Rinore’ kanë protestuar teksa Rama mbante fjalën e rastit dhe uronte qytetarët për festa. Ata mbanin në dorë një pemë të vitit të ri, me foto tërmeti dhe me Veliajn si Grinçi dhe kanë bërë thirrje: Turp, turp!
Ndërkohë Rama ka vijuar fjalën dhe ka ironizuar grupin që protestonte, duke thënë ata ishin harrupiel.
Rama: Gratë mbyllin çadrat burrat në çadër.
Protestuesit: Turp, turp, turp.
Rama: Për të mos prishur syrin e keq, kemi dhe tre katër harrupiel këtu. Unë nuk dua ta zgjas dua t’u uroj të gjithëve një Vit të Ri të gëzar. Dua të siguroj të gjithë se çfarë nuk të vret të bën më të fortë, sot jemi të gjithë më të fortë, Shqipëria është më e fortë. Dhe ata 4-5 xhakajdurët që morën atë që meritonin, pasi nuk u sollën mirë janë më të fortë po të jenë me ne dhe jo të jenë vetëm.
VIDEO:
https://youtu.be/T4kpuYffpzI