Ballina Aktualitet Shqipëri Rama ‘zbulon’ planin: Do detyrohen qytetarët të sigurojnë banesat, s’mund të paguajë...

Rama ‘zbulon’ planin: Do detyrohen qytetarët të sigurojnë banesat, s’mund të paguajë vetëm shteti (VIDEO)

Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të bëhet me detyrim sigurimi i banesës në rast të fatkeqësive natyrore.

Rama tha se nuk duhet të paguajë shteti lekë të banesave që janë ndërtuara pa kriter, prandaj u bëri banorëve që të sigurojnë banesat.

“Ne nuk do japim më lekë për banesat që nuk janë të siguruara. Ne duhet të bëjmë ligjin për sigurimin e detyrushëm të shtëpive në rastin e fatkeqësive natyrore. Nuk mund të pagujamë më lekë ne si shtet për këtë gjë. Duhet të gjithë që të sigurojnë banesat dhe të marrin përsipër risqet”, u shpreh Rama.

Është mbledhur sot Komiteti i Rindërtimit. Rama ka treguar shifrat e banesave të dëmtuara duke u bërë thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me strukturat dhe të mos i dëmtojnë vet. Kryeministri shtoi se do të ketë një ligj të posaçëm për rindërtimin dhe po ashtu do propozojë ligj për sigurimin e detyrueshëm. Elvis Naçi premtoi se do mbledh 10 milionë Euro dhe do ndërtojë banesa në Thumanë.

https://youtu.be/zIWuocgFpfU

@tn.lajmelokale
@tetovanews