Dora e karteleve të drogës dhe lufta mes bandave rivale po bëhet gjithnjë e më shkatërrimtare në Meskisë, ku mijëra njerëz janë vrarë dhe zhdukur pa lënë gjurmë. Sipas të dhënave në fundit, mbi 60,000 njerëz janë zhdukur në Meksikë për shkak të luftës mes bandave rivale. Numri është shumë më i lartë dhe më tronditës se vlerësimet e mëparshme.
Kartelet e drogës dhe grupet e krimit të organizuar janë autorët kryesorë për këto vrasje, por edhe forcat e sigurisë fajësohen për vrasjen e anëtarëve të karteleve.
Rreth 53% e atyre që u zhdukën ishin midis moshës 15 dhe 35 vjeç dhe 74% ishin burra.
“Këto janë të dhëna të tmerrshme dhe pas tyre ka histori me dhimbje të mëdha për familjet”, tha Karla Quintana, udhëheqëse e Komisionit Kombëtar të Kërkimeve. Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 5,000 njerëz janë zhdukur.
Kartelet meksikane janë organizatat më të fuqishme dhe më të rrezikshme të mafias në botë. Ato njihen për disa nga aktet më të dhunshme të raportuara në media, si prerja e kokave, torturat, vrasjet dhe rrëmbimet e shumta. Kartelet e drogës kanë lidhje jashtëzakonisht të fuqishme në trafikun e paligjshëm të armëve dhe janë shpesh herë më të armatosur se ushtria meksikan. Dy nga klanet më të fuqishme janë ato të Bravos dhe Zetas, të cilët janë në një luftë të vazhdueshme kundër njëra-tjetrës.
Në Meksikë, veçanërisht në veri të vendit, qytetarët kanë frikë se dhuna nga kartelet e drogës do të arrijë në nivele që nuk janë parë që nga viti 2013, kur karteli Zetas kontrollonte të gjithë zonën. Gjatë fundjavës, 23 njerëz u vranë në një përleshje me armë në shtetin Coahuila, ku Cartel del Noreste, i cili kontrollohet nga Zeta, po kërkon të shkëputet. Ndërkohë, autoritetet amerikane të emigracionit vazhdojnë të kthejnë mbarash azilkërkuesit në Meksikë, përfshirë në disa zona ku banorët jetojnë mes dhunës.
Rrjetet e trafikimit të drogës punësojnë 600,000 persona në Meksikë. Këto kartele fitojnë nga 19 miliardë deri në 29 miliardë dollarë në vit. Përafërsisht 15,000 të rinj të trajnuar punojnë për kartelet, të cilat janë të pajisura me drone, granata, mitralozë dhe madje edhe automjete të blinduara. Të gjitha këto para dhe armatime shpërndahen nga “gangsterët e vjetër të drogës” të cilët kontrollojnë mbi 45 përqind të Meksikës, duke përfshirë edhe shtetet perëndimore dhe ato kufitare.
Mbi 239,000 persona janë vrarë në Meksikë që kur Presidenti Felipe Calderón u shpalli luftë karteleve në vitin 2006. Disa fajësojnë dhunën e kriminelëve, të tjerë dhunën e policisë. Meksika është në rrugën e duhur për të tejkaluar 30,000 vrasje në vit. Gangsterët e karteleve po vrasin edhe zyrtarët qeveritarë; 97 politikanë dhe 48 kandidatë politikë janë vrarë që nga shtatori i kaluar.
Presidenti meksikan Lopez ka premtuar të luftojë dhunën dhe të zhdukë korrupsionin politik. Për të arritur këto qëllime, ai ka sugjeruar që të rishkruhen rregullat e luftës kundër drogës dhe të negociojnë armëpushimin me të gjitha kartelet. Deri më tani, propozimet e tij mbeten të paqarta. Por në prill ai sugjeroi dhënien e amnistisë për trafikantët e drogës dhe ka premtuar një strategji jo të dhunshme, nën sloganin “Përqafime, jo Plumba”. Kjo strategji synon të zvogëlojë dhunën e lidhur me drogën duke krijuar vende pune për të rinjtë në vend që t’i ndëshkojë ata për rolin e tyre në tregtinë e drogës, por deri më tani nuk ka rezultuar e suksesshme.
“Njerëzit duhet të jenë të arsyeshëm me pritshmëritë e tyre- tha për Al-Jazeera një profesor i historisë meksikane në Universitetin Shtetëror të Chicos- SHBA nuk do t’i ndalë trafikimin e armëve në kufirin meksikan dhe për aq kohë sa amerikanët të blejnë drogë, kartelet do të kontrollojnë pjesë të tëra të vendit dhe shumë njerëz do të vazhdojnë të vdesin.”
Rrënjët e luftës kundër drogës shkojnë shumë më thellë se varfëria. Përafërsisht 25 milionë qytetarë amerikanë dhe 4 milionë qytetarë meksikan përdorin opiumin, heroinën dhe droga të tjera