Ballina Bota Rrëzohet në Iran avioni ukrainas me mbi 170 persona në bord (VIDEO)

Rrëzohet në Iran avioni ukrainas me mbi 170 persona në bord (VIDEO)

Një aeroplan Boeing 737 me mbi 170 persona, pasagjerë dhe ekuipazh në bord, është rrëzuar menjëherë pak pas ngritjes në fluturim nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran.

Aksidenti ajror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës njofton agjensia iraniane e lajmeve ISNA, ku deri më tani komfirmohet se kanë humbur jetën 176 persona.

Avioni i kompanisë Ukranian Airlines u rrëzua për shkak të vështirësive teknike, vijon më tej agjensia ISNA.

Raportet paraprake tregojnë se avioni po udhëtonte drejt Kievit në momentin e rrëzimit, ndërkaq është i paqartë se nëse incidenti është i lidhur me konfrontimin Iran-SHBA.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në zonën ku u rrëzua avioni për të ardhur në ndihmë ndonjë të mbijetuari.

“Avioni është në flakë, por ne kemi dërguar ekuipazhe … dhe mund të jemi në gjendje të shpëtojmë disa pasagjerë,” i tha Pirhossein Koulivand, kreu i shërbimeve të urgjencës së Iranit, për televizionin shtetëror, Fars.

https://youtu.be/qRhi9KL_h10

@tn.lajmelokale
@tetovanews