Ballina Aktualitet Mickoski informoi bashkësinë ndërkombëtare dhe OSBE-në për parregullsitë zgjedhore nga BDI

Mickoski informoi bashkësinë ndërkombëtare dhe OSBE-në për parregullsitë zgjedhore nga BDI

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it për parregullsitë zgjedhore në disa nga vendvotimet në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se kutitë e votimit janë mbushur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe se pas kësaj qëndron BDI. Ai thotë se për këtë ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it, por edhe se parregullsi të ngjashme i pret edhe më 8 maj.

“Ne kemi dorëzuar një listë të qendrave të votimit, ku në një interval kohor të caktuar votimi mesatarisht zgjati më pak se një minutë, gjë që tregon se aty kemi mbushje kutish dhe në ato qendra votimi, e çuditshme por e vërtetë, makinat e gjurmëve të gishtave nuk kanë funksionuar gjatë asaj periudhe.
Në përgjithësi, bëhet fjalë për vendvotime në Shkup, Saraj, Likovë, Haraçinë etj. Qytetarët duhet ta dinë se BDI nuk i fiton votuesit me politikat e saj, por fjalë për fjalë i merr votat nën presion dhe me masa e mjete që nuk i lejohen në demokraci”.

@tn.lajmelokaleMickoski informoi bashkësinë ndërkombëtare dhe OSBE-në për parregullsitë zgjedhore nga BDI

♬ original sound TN – Lajme Lokale


LSDM pret një rezultat më të mirë zgjedhor të mërkurën. Për zëvendëskryeministrin dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar të partisë, Bojan Mariçiq, është herët të parashikohet se sa deputetë do të kenë socialdemokratët në përbërjen e ardhshme parlamentare. Menjëherë pas zgjedhjeve, partia do të analizojë rezultatet dhe pasojat e tyre, por pavarësisht se kush e fiton pushtetin, thotë Mariçiq, partia do të mbetet në qëndrimet dhe parimet e saj.

“Të mërkurën më 8 maj presim një rezultat më të mirë se raundi i parë. LSDM është një parti e fortë, e cila ka procedura dhe potencial demokratik për të hapur të gjitha diskutimet dhe analizuar të gjitha arsyet e rezultateve, por edhe pasojat për shtetin dhe partinë.

Gjithçka që VMRO-DPMNE dhe ZNAM planifikojnë të rrezikojnë. Ne jemi parti autentike, nuk jemi derivat të ndonjë partie tjetër politike, as nuk jemi krijuar për të sjellë në pushtet VMRO-DPMNE, siç është rasti me ZNAM dhe Maksim Dimitrievskin”.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do të mbahet më 8 maj, një ditë më parë ka heshtje zgjedhore pas përfundimit të fushatës zgjedhore të hënën në mesnatë./TetovaNews

VIDEO bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews