Alarmi nga koronavirusi është rritur gjatë ditëve të fundit, pas përhapjes së tij në Italinë fqinje, por edhe në vende të tjera evropiane.
Megjithatë, numri total i personave, të cilët aktualisht janë mbartës të virusit, ka rënë. “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri më tani 48,458 persona kanë arritur të shërohen, ndërsa aktualisht janë mbartës të virusit 40,725 persona, nga të cilët 33,627 (83%) persona janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 7,095 (17%) persona janë më rëndë. Deri tani, kanë humbur jetën 3,137 persona.
Irani është shteti i dytë me numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetë edhe pse numri i të prekurve është më i ulët se në Korenë e Jugut. Në Iran, koronavirusi ka prekur 2,336 persona, nga të cilët 77 kanë humbur jetën, ndërsa në Korenë e Jugut 5,186 persona janë infektuar, nga të cilët kanë humbur jetën 34 persona.
Shtetet me numrin më të lartë të të prekurve