Autoritetet jordaneze njoftuan se do të përdorin dronë dhe kamera për mbikëqyrje për të garantuar respektimin e shtetërrethimit të vendosur në të gjithë mbretërinë me qëllim limitimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
“Forcat e ushtrisë dhe shërbimet e sigurisë do të sigurohen se shtetrrethimi është respktuar duke përdorur teknologjitë moderne të tilla si drone dhe kamera mbikëqyrjeje”, deklaroi ministri i Shtetit për Informacionin, Amjad al-Adaylé, në një conference shtypi.
“Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe 323 të tjerë janë të kontaminuar nga sëmundja”, sipas një bilanci të fundit të autoriteteve jordaneze.
Adayle, i cili është gjithashtu zëdhënës i qeverisë, theksoi se autoritetet do të merrnin masat e nevojshme kundër çdo personi që shkel vendimet e marra për të parandaluar përhapjen e epidemisë.
Jordania vendosi muajin e kaluar një shtetrrethim në të gjithë vendin, shoqëruar me sanksione të ashpra për shkelësit.
https://youtu.be/XZGcEegS6KI
https://youtu.be/Mg-5nXnbQA8