Ballina Bota Merkel presion Kinës: “Trego” virusin/ Trump: duam hetime në Vuhan (VIDEO)

Merkel presion Kinës: “Trego” virusin/ Trump: duam hetime në Vuhan (VIDEO)

Liderët botërorë i bëjnë thrrje Kinës për transparencë mbi origjinën e koronavirusit. E fundit ishte kancelarja gjermane Angela Merkel e cila gjatë një deklarate për shtyp në Berlin, tha se Pekini duhet të tregojë transparencë të plotë mbi historinë e përhapjes së Covid 19.

ANGELA MERKEL

KANCELARE E GJERMANISE

“Besoj se sa më transparente të jetë Kina mbi origjinën e virusit, aq më mirë do të jetë për të gjithë botën që të mësojnë prej tij.

https://youtu.be/mIgEJQ1hPTA

Edhe presidenti Donald Trump sulmoi sërish Kinën duke e akuzuar për mungesë transparence në lidhje me përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë konferencës së përditshme për shtyp, kreu i shtëpisë së bardhë ka bërë të ditur se i ka kërkuar sërsh qeverisë kineze të dërgojë një ekip hetuesish në Vuhan.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Ne nuk jemi vendi me më shume viktima nga koronavirsusi në botë, duhet të jetë Kina sepse është një vend shumë i madh dhe pandemia e tmerrshme nisi aty. Shume gjëra të cuditshme po ndodhin me Kinën por ne po vazhdojmë hetimet dhe do ta zbulojmë, ajo cfarë mund të them me siguri është se virusi erdhi nga Kina, në cfarëdo forme qoftë. Dhe të gjitha vendet po vuajnë tani për shkak të kësaj, mund të kishte qënë më e lehtë nëse do të ishin transparentë.“

https://youtu.be/uRNnPmJ2Aiw

Presidenti Trump akuzoi sërish edhe organizatën botërore të shëndetësisë duke thënë se ekipëet e tyre shkuan në Kinë dhe e dinin se cfarë po ndodhte me virusin por nuk i bënë të ditura të dhënat.

Ndwrkohw, kërkesa për tranparencë ka ardhur pak ditë më parë edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron si dhe Britania e Madhe.

Madje mediat gjermane shkruajnë se vendët Europiane e SHBA-të po bëhën gati t’i dërgojnë faturën financiare kinës lidhur me dëmin financiar që u ka shkaktuar coronavirusi.

Ambasada kineze në Berlin u përgjigj duke pretenduar se fatura nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin.