Shumica e njerëzve me koronavirus do të shërohen brenda një jave nga marrja e simptomave dhe nuk do të kenë nevojë për kujdes mjekësor.
Por disa njerëz do të duhet të mjekohen në spital – siç ishte kryeministri i Anglisë Boris Johnson, i cili është 55 vjeç, dhe tashmë është larguar nga spitali i St Thomas në Londër pasi ishte në kujdesin intensiv.
Shefi i Shëndetsisë Chris Whitty ka thënë se seksi mashkull është “një faktor rreziku “. Por pse?
Cilët njerëz mund të sëmuren?
Disa njerëz rrezikojnë më shumë të infektohen. Kjo përfshin personat mbi moshën 70 vjeç, pavarësisht nëse ata kanë ndonjë sëmundje tjetër mjekësore ose jo, dhe persona të çdo moshe me probleme shëndetësore të tilla si sëmundjet e zemrës.
Ka më shumë se 1.5 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që janë më të rrezikuar dhe do kenë nevojë për trajtim spitalor nëse kinfektohen me koronavirus. Kjo përfshin personat me kancer që kanë marrë kimioterapi prandaj atyre u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë kohës për tu mbrojtur nga virusi.
Coronavirus gjithashtu duket se prek në mënyrë disproporcionale burrat në moshën 50 dhe 60vjec.
Pse burrat e moshuar?
Shkencëtarët janë të pasigurt.
Të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar nga repartet spitalore të kujdesit intensiv tregojnë se pacienti mesatar i cili është i sëmurë në mënyrë kritike është i moshës 60 vjeç. Shumica janë burra dhe shumë kanë edhe probleme të tjera shëndetësore që është një rrezik i shtuar, siç janë problemet e zemrës dhe mbipesha.
Shkalla e vdekjes rritet me moshën, si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por burrat kanë tendencë të tejkalojnë gratë në moshë.
A janë gratë më imune?
Prof Philip Goulder, një ekspert në imunologjinë në Universitetin e Oksfordit, tha: “Po bëhet gjithnjë e më shumë e dukshme se ekzistojnë dallime thelbësore në sistemin imunitar midis meshkujve dhe femrave dhe se këto kanë ndikim domethënës në një game të gjerë të sëmundjeve infektive.
“Reagimi imunitar gjatë gjithë jetës ndaj vaksinave dhe infeksioneve është zakonisht më agresive dhe më efektive tek femrat në krahasim me meshkujt.”
Si mund të mbroheni?
Qëndroni sa më të shëndetshëm të keni mundësi duke bërë ushtime fizike dhe duke ngrënë një dietë të ekuilibruar.
Nëse pini duhan, tani është koha e duhur për ta lënë.
Burrat kanë më shumë të mundsi të infektohen se grate sepse:
pinë duhan dhe pijnë më shumë cigare në ditë sesa femrat dhe pinë duhan me të dredhur
hanë shumë kripë
hanë shumë mish të kuq
hanë shumë pak fruta dhe shumë pak perime
pinë alkool dhe pinë në nivele të rrezikshme / bbc – bota.al