Na pëlqen apo jo, kështu është: borxhi ynë ndaj botës islamike është më i madh nga sa mendojmë (siç është edhe ai i botës islamike përballë të ashtuquajturës botë perëndimore). Eshtë e kotë të bëjmë sikur nuk ka asgjë: e jona është një histori e ndërlikuar. Ky deti “ynë” (Mesdheu) ka qenë një udhëkryq: njerëzish, mallrash dhe idesh
Nga Mauro Bonazzi
Nuk ishte gjë e vogël ai vendim i Dantes – të rezervonte një vend kaq të rëndësishëm për një arab midis shkrimtarëve më të mëdhenj të lashtësisë. Por zgjedhja është e duhura: Në diskutim ishin çështje me karakter shpërthyes, të cilat revolucionarizuan studimin e filozofisë edhe në universitetet më të rëndësishme të krishtera, mbi të gjitha në Paris. Në bazë të projektit të Averroes, për të shpjeguar Aristotelin në 360 gradë, në fakt ekziston një besim i pakushtëzuar në arsyen – arsyen si një mjet për të zbuluar të gjitha misteret e realitetit dhe për të mbërritur kështu tek Zoti. “Rreflektoni ju, që keni sy për të parë”, thuhet në Kur’an.
Nëse Zoti na ka dhënë arsyen, komenton Averroè, është e qartë që ai ka pritur edhe që ne ta përdorim: filozofia është një detyrim i saktë fetar. Thotë pikërisht kështu: “Sharia (Ligji fetar)bën të detyrueshëm spekulimin dhe investigimin racional”. Dhe më tej: “Dhe nëse dikush ka hyrë tashmë në rrugën e arsyetimit racional (Aristoteli, natyrisht), është e qartë që duhet ta ndjekim, qoftë nëse bëhet fjalë për dikë që ndjek fenë tonë, qoftë nëse jo”.
Ka hapësirë edhe për të pafetë kur arsyeton rreth Zotit, sepse kontrastet midis besimeve fetare dhe doktrinave filozofike janë të dukshme, dhe gjithmonë duhet të ribëhen duke filluar nga e dyta. Studiuesit e gjejnë veten të ndarë në lidhje me këto ide, të cilat janë të vështira për t’u përfshirë në skemën “arsye ose besim”.
Për këtë arsye, ato ndahen midis atyre që e lartësojnë atë si pararendësin e Iluminizmit dhe ata që e sjellin përsëri në shtratin e fesë tradicionale. Por Averroè nuk është as njëra, dhe as tjetra, më mirë të themi është që të dyja, një racionalist i bindur se përdorimi i mirë i arsyes do ta çonte pranë Zotit. “E vërteta nuk bie ndesh me të vërtetën”, është pohimi më i famshëm i tij, shprehja më e bukur (dhe e kuptuar keq) e besimit që njerëzit duhet të ushqejnë ndaj inteligjencës së tyre.
Eshtë një mësim i vogël interesant (duke lënë mënjanë me këtë rast pyetjen, nëse është me të vërtetë e mundur të pajtohen të vërtetat e arsyes dhe ato të besimit), i cili bëhet edhe më interesant kur marrim parasysh ndikimin që kanë ushtruar këto ide mbi shumë të krishterë (përfshirë Danten dhe Guido Cavalcantin, ndër të tjerë). Na pëlqen apo jo, kështu është: borxhi ynë ndaj botës islamike është më i madh nga sa mendojmë (siç është edhe ai i botës islamike përballë të ashtuquajturës botë perëndimore).
Eshtë e kotë të bëjmë sikur nuk ka asgjë: e jona është një histori e ndërlikuar. Ky deti “ynë” (Mesdheu) ka qenë një udhëkryq: njerëzish, mallrash dhe idesh. Në vend që të mbyllemi gjithëscili në në identitetin e vet të detyruar, a nuk do të ishte më mirë të vetëdijësoheshim për këtë pasuri? Pse të mos i japim hapësirë edhe zërave si Averroè, në vend që të mbyllemi në klishetë e zakonshme – Evropa racionale kundër irracionalizmit islamik -, duke ndërtuar kontradikta të sajuara?
Nuk është e thënë që arsyeja mund të zgjidhë të gjitha problemet, por të paktën është një bazë e mirë krahasimi. Dhe kjo e arsyes është një bimë që rritet në shumë anë, po ta vini re me kujdes – gjithmonë në shoqërinë e bimës së injorancës, për fat të keq. / Sette- Bota.al