Ballina Bota Cilat vende të BE-së i hapin kufijtë dhe kur?

Cilat vende të BE-së i hapin kufijtë dhe kur?

Europe Map

Me lehtësimin e masave të vendosura për shkak të pandemisë së Kovid-19, vendet nga BE-ja fillojnë t’i hapin kufijtë e vet, kështu që shumica pyeten se ku mund të shkojnë për pushime, ndërkaq vetëm Greqia dhe Bullgaria paralajmëruan hapje të kufijve me Serbinë. Kufijtë grekë do të jenë të hapur më 15 qershor, por vetëm për qytetarët të cilët vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qiproja, Ballkani dhe shtetet baltike. Turistëve do t’u lejohet të hyjnë në Greqi pa test negativ për Kovid-19 apo karantinë të detyrueshme, kur fluturimet ndërkombëtare do të vazhdojnë të fluturojnë më 1 korrik.

Bullgaria e paralajmëroi hapjen e kufirit me Serbinë dhe Greqinë për më 1 qershor. Kroacia e hapi kufirin me Slloveninë nga mesi i majit, ndërsa të njëjtën duhet ta bëjë edhe më 29 maj me Austrinë, Çekinë, Hungarinë dhe Sllovakinë.

https://youtu.be/tXZG_67X1DU

Hungaria i hapi kufijtë e vet me Rumaninë, ndërsa nga e mërkura i hapi me Sllovakinë dhe Çekinë, por me kufizime. Italia planifikon t’i hapë kufijtë e vet prej 3 qershorit për qytetarët e BE-së, Britania e Madhe, zona e Shengenit, Andorra dhe Monakoja.

Spanja do t’i hapë kufijtë e vet për turistët më 1 korrik. Kufijtë francezë mbeten të mbyllur së paku deri më 15 qershor, përveç për qytetarët e BE-së të cilët jetojnë në Francë, punëtorët sezonalë dhe shtetasit e BE-së të cilët punojnë në Francë. Në Gjermani, kontrollet e kufirit me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën dhe për udhëtarët të cilët arrijnë me aeroplan nga Italia dhe Spanja mbeten në fuqi deri më 15 qershor.

https://youtu.be/AMzONbmfK6A

Kufijtë e Britanisë së Madhe për momentin janë të hapur. Nga 8 qershori, vizitorët nga jashtë do të vendosen në karantinë 14-ditëshe.

Austria planifikon tërësisht ta hapë kufirin me Gjermaninë më 15 qershor.

Çekia i hapi kufijtë e vet me Gjermaninë dhe Austrinë më 26 maj, dhe me Sllovakinë dhe Hungarinë më 27 maj, por me kufizime.

Kufijtë holandezë janë të hapur për ata të cilët udhëtojnë në Zonën e Shengenit, por është e rekomandueshme të evitohen të gjitha udhëtimet që nuk janë të nevojshme.

Kufijtë belgë mbeten të mbyllur.

https://youtu.be/98aGFjBD7m0