Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 12 persona të vdekur nga koronavirusi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pesë të vdekur janë regjistruar në Shkup, dy në Tetovë, dy në Strugë dhe nga një në Gostivar, Veles dhe Shtip.
Kjo është shifra e më lartë e viktimave që nga paraqitja e pandemisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 298 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 868 testime për koronavirusin e ri dhe prej tyre 132 raste kanë rezultuar pozitive me Covid-19.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, gjithsej 57, pastaj në Tetovë 18, në Kumanovë 10, Shtip 13 ndërsa në 13 qytete tjera numri i të infektuarve është më i vogël se dhjetë.
Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut për momentin ka kapacitete për t’u përballur me virusin.
Ndërkohë, pas një periudhe të gjatë, së fundmi është shënuar rritje edhe e numrit të personave të shëruar. Sipas raportit janë 112 persona që kanë kanë fituar betejën me Covid-19.
Prej shpërthimit të pandemisë me koronavirus, në Maqedoninë e Veriut janë bërë 59,633 teste. Prej tyre, 6,209 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 3,484 janë ende aktive ndërsa 2,427 pacientë janë shëruar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar, nuk planifikohet hapja e kopshteve për fëmijë, të cilat janë të mbyllura nga muaji mars.
https://youtu.be/DTPHVKS4e0Q
https://youtu.be/2V103nDbhxw