Sot inaugurohet shndërrimi i katedrales historike të Shën Sofisë në xhami. Për herë të parë, besimtarët myslimanë do të mund të kryejnë faljen e së premtes në monumentin e famshëm të Stambollit në Turqi, ku pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti Erdogan.
Kryebashkiaku i Stambollit, Ali Yerlikaja, ka konfirmuar se të pranishëm do të jenë shumë besimtarë të tjerë.
Godina 1500 vjeçare, pjesë e trashëgimisë botërorë të UNESCO-s, u shndërrua në një muze në vitin 1934. Por në fillim të muajit korrik, një gjykatë në Turqi e anuloi statusin e saj të muzeut, duke argumentuar se përdorimi i saj jo si një xhami është një veprim ligjërisht jo i mundur.
Ky vendim është kritikuar gjerësisht nga liderë fetarë, por edhe politikë në mbarë boten. Ndërkohë, për shkak të pandemisë, besimtareve qe do te marrin pjese ne faljen e kësaj të premteje, do t’u duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës një maskë mbrojtëse.