Po të qëmtosh në Facebook dhe të kërkosh për fshatrat shqiptare, e ke lehtë të konstatosh se për shumicën e tyre janë krijuar faqe ku publikohen informacione, video, fotografi dhe të dhëna të tjera që ta mundësojnë të krijosh një ide për këto lokalitete.
Një fshat që prezantohet me disa faqe është edhe Gurgurica e Komunës së Bërvenicës, transmeton Tetova News.
Një poezi nga Reshat Kamberi përshkruan bukuritë e këtij fshati:
Fshat si Gurgurnica skam parë
Shtëpi të rradhitura si margaritarë
Gjuhë e pasur burimore
Veshje e begatë mbretërore
Fshati i gjallëruar
Fshat i traditës
Fshat i uruar
Me banor mikpritës
Pamje mahnitëse
Reliev pitoresk
Bukuri nxitëse
Liqeni në Treskë
Nuk trazojmë nga vendi
Këtu kemi stërgjysh
Nipi e mbesa sprishin rend
Do rrimë këtu sdahemi më dyshë.
Në vazhdim ju njohim me disa faqe që na njohin me jetën, të tashmen dhe të kaluarën e këtij fshati:
Parku i Xhamisë se Fshatit Gurguricë
Revitalizohet parku i Xhamisë së Fshatit!
Në projekt parashihet instalimi i sistemit të ujitjes, vendosja e stoleve, ndriçim i parkut, vendosja e më shumë koshave për plehra, qendra për ujë për pije, bar i ri dhe shtigje të reja.
Në fotografitë më poshtë shihet se si do të duket parku pas ndërtimit.
Një shembull se si duke njohur vetëveten, bëhemi rrugë të cilën duhet ndjekur edhe të tjerët!
Ta duam dhe dashurojmë fshatin, ashtu siç duam dhe dashurojmë shtëpinë tonë!
Në këtë faqe publikohen edhe nisma me rëndësi ku përfshihen edhe banorët e këtij fshati nga diaspora:
Gurgurica ka pas edhe sportista të spikatur. Ja dy pelivana Ishte kënaqësi ti shikosh në ahengje dasmash që mbaheshin te Shtrunga, te Kodra e Argaçit, në Livadhe.E kujtojmë Zendel Jashari Respekt të përjetshëm, Zoti të shpërbleft Xhehnetin.
Në faqe publikohen edhe projektet e këngëtarit nga ky fshat, Ibrahim Kasami:
Ja dhe nje foto nga “Stadiumi i Fshatit”:
Fshati Gurguricë perballë Fshatit Sallarevë:
Bunaret e Lugut:
Traktoristët e katundit:
Mrekullia e fshatit Gurguricë Treska nga afer:
Burrat duke biseduar, por jo ne kafe:
Gurgurnica e mbuluar nga bora:
GURGURNICA ne 3 minuta:
Një faqe tjetër që na njeh me këtë fshat është Shoqata e Fshatit Gurgurice:
Me iniciativë të vullnetarëve mërgimtar në Zvicër duke jetuar jashtë dhe gjithmonë me një ëndërr dhe mall për vendlindjen,e pamë të arsyeshme që të hapim Shoqatën e fshatit Gurgurice – dega ne Zvicer!
Inicues kryesor janë:
Mahir Osmani,
Sedat Baki,
Islam Jashari,
Jetmir Alija,
Zudi Nuredini,
Emin Mersimi,
Neim Baki
Ipë Reshiti
Me qëllimin fisnik që sa do pak te kontribojmë për të miren e vendlindjes,ftojmë secilin bashkëvendas që të na bashkohet në këtë iniciativë fisnike dhe të mbarë për perspektivat dhe nevojat e vendit tonë!
“Sa më tepër anëtarë aq më të fuqishëm bëhemi”
Çdo dëshire, ide, sugjerim e pranojmë me kënaqësi nga çdo bashkëvendas!
Me shumë Respekt!
Këshilli Inicues Zvicër
28 Qershor, 2020