Pasi lajmit se Trump është infektuar me koronavirus, italianët me maska dolën sot me një mesazh kumbues për të, duke thënë se “ai e po e kërkonte virusin”.
Trump, kishte minimizuar gjithmonë seriozitetin e pandemisë në fazat e saj të hershme dhe parashikonte vazhdimisht se virusi do të zhdukej. Ai rrallë mbante maskë dhe kritikonte njerëzit që e bëjnë.
Në Itali është një histori krejt tjetër, edhe pse italianët njihen si njerëz që e kanë të pamundur të ndjekin rregullat, ata kanë befasuar pjesën tjetër të botës me vigjilencën e tyre gjatë pandemisë.
Romakët që i binden ligjit dhe ndjekin masat kundër koronavirusit, u shprehën se:
“Tani qe Trump është infektuar vetë dhe bën pjesë në grupin e njerëzve me rrezik të lartë, shpresojmë që më në fund do të kuptojë rëndësinë e virusit”
Maskat kanë qenë gjithmonë të detyrueshme në ambiente të mbyllura në Itali dhe disa orë pas lajmit se Trump doli pozitiv me Covid-19, u njoftua se maskat e fytyrës duhet të mbahen në çdo kohë edhe në ambiente të hapura.
Rregulli i ri do të vlejë për kryeqytetin italian Romë dhe për rajonin rreth Lazios, në përpjekje për të minimizuar rritjen e infeksioneve në vend.
Rastet në Itali janë rritur ngadalë gjatë dy muajve të fundit, dhe ka shumë më pak infeksione ditore, krahasuar me vendet e tjera të Evropës.
Franca, Spanja dhe Britania vazhdojnë të regjistrojnë mijëra raste në ditë. Ndërkohë që falë bllokimeve më të rrepta në botë, qeveria italiane arriti të merrte nën kontroll situatën dhe të ul rastet e infektimit deri në verë.
Muajin e kaluar, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u prek me koronavirus dhe u konsiderua si pacient me rrezik të lartë, për shkak të moshës dhe problemeve shëndetsore që kishte me zemër.
Ndërsa tani edhe Trump bënë pjesë në atë grup, nga mosha që ka dhe për shkak se konsiderohet mbipeshë.