Nga Bashkim Kopliku
Duke lexuar Romanin, e veçantë (!) të Nanos, u frymëzova më tej në propozimin tim të “lashtë”, për modifikimin e Alfabetit shqip. me të cilin synoj që Alfabeti i aktual i shqipes të mund të shkruhet pa asnjë problem, me çdo lloj tastjerë apo mjeti shkrimi mekanik apo elektronik bashkëkohor, në botë, me të 36 tingujt, shkronjat, e tij.
Sot, që tash nja 40 vjet, që me fillimin e shkrimit me kompjuter, shqipja praktikisht shkruhet vetëm me 34 tingujt (shkronjat) e saj, pa “ë” dhe pa “ç”, sepse vërtetë që janë dy shkronja shumë të bezdisshme për t’u shkruar.
Bezdi dhe më të madhe kanë shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët, edhe po ta konfigurojnë tastjerën e kompjuterit, në variantin për shqipen, do të çorientohen fare, sepse do t’u duhet të kalojnë nga tastjerë e konfiguruar shqip, në tastjerën e vendit ku jetojnë, gjë që është me bezdi që kushdo që e ka provuar, e di mirë.
Duke lexuar Romanin e Mustafait, rishikova edhe një herë shkronjat e alfabetit tonë, nga diskutimi në roman, për zgjatjen e shkrimit të shqipes, nga dyshkronjëshat, dhe konstatova se dyshkronjëshi “sh”, ishte grafema e një tingulli që përdorej shumë në shqip, duke zënë nga 2,53 deri 2, 58 % të shkronjave në një tekst.
Pra, ishte një gabim i kohës, sepse të gjithë dyshkronjëshat tjerë nuk kalojnë më shumë 1, 13%, bile ka edhe që janë poshtë 0,04%.
Nga kjo më doli ideja e zëvendësimit të grafemës “sh”, me një shkronjë, konkretisht me shkronjën “x”.
Kurse shkronjën “x”, me një dyshkronjësh të ri, “cz”. Tingulli që aktualisht shkruhet me shkronjën x dhe propozohet të shkruhet me dyshkronjëshin cz”, zë vetëm rreth 0,04% të shkronjave. Si rrjedhim, vetëm me këtë zëvendësim, do të kursehen afërsisht mbi 1,30 % të gjatësisë së tekstit, pra në çdo 100 faqe shkrim shqip, do të kishim më shumë se një faqe kursim. Pra, një libër me 1013 faqe, do të dilte me 1000 faqe.
Ky modifikim, mund të bëhet njëkohësisht me modifikimin e parë, të propozuar tash 16 vjet, që po jua kujtoj në vijim:
Tingullin e Alfabetit, që sot e shkruajmë me shkronjën “ë”, ta shkruajmë me shkronjën “f”;
Tingullin e Alfabetit, që sot e shkruajmë me shkronjën “ç”, ta shkruajmë me dyshkronjëshin “ch”;
Tingullin e Alfabetit, që sot e shkruajmë me shkronjën “f”, ta shkruajmë me dyshkronjëshin “ph”.
Menjëherë, e për disa minuta, do të shini se kudo ku jeni, mund ta shkruani shqipen, me të gjitha shkronjat e saj, pa asnjë problem.
Po ju kujtoj bezdinë e shkrimit të shqip, aktualisht, pa u bërë ky ndryshim:
Shkronja (grafema) “ë” nuk është shkronjë latine bazë, si rezultat nuk është në shumicën e alfabeteve të botës, as në atë të Amerikës, as në atë të Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Anglisë etj., ku jetojnë shumica e shqipshkruesve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. E ka vetëm frëngjishtja ë-në, edhe ajo si një shkronjë margjinale, të rrallë, që edhe në tastjerën franceze shkruhet me dy butona.
Po e mbyll shpjegimin, duke ju kujtuar, se praktika aktuale, e shumicës së shqiptarëve, që shkruajnë “e” në vend të “ë”, bën që 1 në çdo 5 shkronja që shkruajmë, të jetë e dyshimtë.
Miq të fb, shpjegime me të hollësishme kam dhënë në një bisedë me Mustafa Nanon, te Provokacia, të cilën mund ta ndiqini në youtube, në linkun: