Ballina Aktualitet ​Nipi i Adem Jasharit: S’mund të ndryshohet Kushtetuta në emër të marrëveshjes...

​Nipi i Adem Jasharit: S’mund të ndryshohet Kushtetuta në emër të marrëveshjes finale me Serbinë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili njëherësh është nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që në procesin e dialogut me Serbinë të shnagin kompromiset që dëmtojë interesat e e qytetarëve.

“Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë”, shkruan ai.

Përmes një shënimi në “Facebook”, z. Jashari është shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të Kushtetutës në emër të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë.

“Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme. Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë.”, shton ai.

Për kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, Kushtetuta duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit, i cili siç shton ai po ndikon si pengesë për të ardhmen dhe progresin e shoqërisë shqiptare në Kosovë.

“Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë”, shton ai.

Deklaratat e të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, që Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën si kusht për të ecur përpara në këtë proces, ka shkaktuar jo pak debate në Prishtinën zyrtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews