Ballina Bota Çfarë rezultatesh pritet të japë mbyllja prej Covid-19 në Britaninë e Madhe?

Çfarë rezultatesh pritet të japë mbyllja prej Covid-19 në Britaninë e Madhe?

Nga James Gallagher, BBC

Bllokimi është një nga masat kufizuese që askush nuk do e “dëshironte”, por tani shumë vende europiane kanë vendosur një izolim të dytë kombëtar.

Disa njerëz parashikuan që ky moment ishte i pashmangshëm edhe para verës. Të tjerët shpresonin se vala e dytë nuk ishte një kërcënim, rritja e rasteve ishte vetëm për shkak të rritjes të testimeve, dhe se për shkak se rastet ishin përqendruar tek të rinjtë.

Por të shtunën, Kryeministri i tha kombit se nëse vendi nuk do të mbyllej kjo do të çonte në një katastrofë mjekësore dhe spitalet do të mbingarkoheshin. E megjithatë, ndërsa bllokimet mund të jenë efektive në shtypjen e virusit për një periudhë kohë, ato nuk e zgjidhin problemin e Covid-19 dhe mund të krijojnë probleme të reja.

Pra, çfarë po përpiqet të arrijë qeveria – a do të festojnë njerëzit  Krishtlindjet, çfarë do të ndodhë pasi të hiqet bllokimi dhe a mund të bllokohemi sërish duke vazhduar  një cikël të përhershëm bllokimesh?

Cili është qëllimi?

Qëllimi është i thjeshtë – shmangia e mbingarkesës në spitale dhe ulja e shkallës së vdekshmërisë.

Qeveria ka deklaruar se rritja e rasteve aktuale, mund të mbingarkojë spitalet, deri në Krishtlindje. Nëse kjo ndodh, atëherë shkalla e vdekshmërisë nga Covid dhe sëmundje të tjera, do të rritet dhe mjekët do të jenë të paaftë për të trajtuar të gjithë pacientët.

A do të ulë shkallën e infektimit bllokimi?

Përgjigja me siguri është po, por se sa është një pyetje e ndërlikuar.

Ne nuk mund të presim të njëjtat rezultate që pamë me bllokimin e parë, sepse kjo nuk është e njëjtë me bllokimin në mars. Roli i shkollave në veçanti mbetet diçka e panjohur.

Por zyra për Statistikat Kombëtare kanë raportuar se infeksionet janë “në rritje të madhe” tek fëmijët e shkollës së mesme. Se çfarë do të thotë saktësisht kjo ende mbetet për tu parë.

Ekzistojnë parashikime se bllokimi prej katër javësh mund të ulë ndjeshëm rritjen e rasteve- ndoshta në vetëm një të katërtën e nivelit të tyre aktual. Por në një rast më të keq, katër javë dhimbje mund të çojnë vetëm në një rënie prej 10% dhe ne do të jemi ende në një situatë të vështirë.

Do të duhen rreth dy javë nga bllokimi para se të vërtetojmë se bllokimi po funksionon me të vërtetë.

Pse bllokimi do të ulë shkallën e infektimeve?

Bllokimet na ndalojnë të kalojmë kohë me njerëz të tjerë.

Koronavirusi lulëzon nga fakti që ne jemi socialë dhe i vetmi mjet që kemi për të ndaluar virusin është të shkurtojmë numrin e njerëzve që takojmë në jetën tonë të përditshme. Gjithçka që po bëjmë  ka një ndikim. Numri R – numri i njerëzve që çdo person i infektuar kalon virusin mesatarisht – ishte rreth 3 në Mars.

Tani është rreth 1.2, por nëse është mbi 1 do të thotë se numri i rasteve do të vazhdojë të rritet në mënyrë eksponenciale. Bllokimi duhet ta shtyjë numrin R nën 1.

A do të shkallën e vdekshmërisë bllokimi?

Ekziston mundësia që vdekjet nga Covid do të vazhdojnë të rriten gjatë bllokimit për shkak të shfaqjes së vonë të simptomave.

Njerëzit që mund të vdesin nga Covid-19 në fund të nëntorit ndoshta janë ata njerëz që janë të infektuar sot. Por bllokimi do të kushtojë edhe jetë njerëzish. Herën e kaluar disa njerëz që kishin nevojë për kujdes urgjent, përfshirë ata që kishin një goditje në tru, nuk kërkuan ndihmë.

Do të ketë edhe një tjetër goditje ekonomike që do t’i bëjë njerëzit më të varfër dhe do të ndikojë në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

A do të shohim rritje të rasteve në momentin që do të heqim bllokimin?

Nëse asgjë tjetër nuk ndryshon dhe ne rikthehemi te kufizimet që kemi sot, atëherë po.

Qëllimi i bllokimit është të infektohen sa më pak njerëz. Por një pjesë e lartë e popullsisë do të jetë e prekur nga infeksioni dhe kjo është arsyeja pse disa shkencëtarë presin një të tretën ose më shumë valë të virusit që të menaxhohen nga bllokime të përsëritura.

Pikërisht për këtë arsye disa grupe argumentojnë se nevojitet një qasje krejtësisht ndryshe.

Por ne fitojmë kohë nga bllokimet

Të fitosh kohë mund të tingëllojë e pakuptimtë por ndihmon shkencëtarët në punën e tyre.

Bllokimi i parë u dha mundësinë studiuesve të Mbretërisë së Bashkuar për të zbuluar ilaçin e parë që shpëton jetë nga Covid-19, dexamethasone. Tani jemi në një pozitë më të mirë se sa ishim më përpara.

Tani kemi shpresë për krijimin e një vaksine.

Qeveria gjithashtu ka deklaruar se testimi masiv është në horizont. Detajet nuk janë ende të qarta, por Kina e ka përdorur atë për të testuar qytete të tëra me miliona banorë në mënyrë që të eliminojë virusin, transmeton abcnews.al

Pranvera do të vijë së shpejti dhe stinët duket sikur po kthehen kundër nesh në këtë moment. Virusi përhapet më lehtë në dimër, pasi ne priremi të takohemi në ambiente të mbyllura sesa jashtë dhe madje edhe mbyllja e dritareve sepse është ftohtë e bën më të lehtë përhapjen e virusit. E gjithë kjo do të jetë në favorin tonë sapo moti të fillojë të ngrohet.

Është si një stol që ka nevojë për tre këmbë për të qëndruar në këmbë. Ajo ka nevojë për kapacitet testues, aftësi për të gjurmuar me shpejtësi kontaktet dhe  izolimin e njerëzve.

Njëra këmbë është në gjendje të mirë  pasi Britania e Madhe ka rritur në mënyrë dramatike kapacitetin e testimit. Problemi është se dy të tjerët janë shkatërruar – gjurmimi i kontakteve është shumë i ngadaltë dhe jo të gjithë po izolohen.

A do të mbarojë i gjithë ky makth për  Krishtlindje?

Nuk e dimë.

Sa më të ulëta të jenë rastet me koronavirus, aq më afër do të jetë kthimi në normalitet për ne, por çështja është se qeveria po përgatitet  për të gjithë dimrin, jo vetëm për një ditë.

Është e dukshme që Boris Johnson, i cili në të kaluarën ka premtuar “normalitet deri në Krishtlindje” e ka pranuar se ky vit do të jetë ndryshe. (abc)