Ballina Bota Sllovakia teston gjysmën e popullsisë brenda ditës

Sllovakia teston gjysmën e popullsisë brenda ditës

Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testuan për Covid-19 të dielën, ditën e parë të një maratone testimi dy-ditore në të gjithë vendin. Qeveria shpreson se testimi i të gjithë qytetarëve do të ndihmojë në frenimin e rritjes së infeksioneve pa u detyruar të hyjë në karantinë.

Skema, e para e marrë në Europë, po konsiderohet edhe nga kombet e tjera të Europës Lindore, të cilat duke kërkuar mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve të tyre shëndetësore.

Ministri i mbrojtjes, Jaroslav Naď tha të dielën 2.58 milion sllovakë kishin ishin testuar të dielën dhe 25,850 ose 1% rezultuan pozitivë dhe duhej të hynin në karantinë.

Vendi i BE-së ka një popullsi prej 5.5 milion dhe synon të testojë sa më shumë njerëz, përveç fëmijëve nën 10 vjeç.

Më shumë se 40,000 mjekë dhe ekipe mbështetëse nga ushtria, policia, punonjës administrativë dhe vullnetarëve po punojnë në 5,000 qendra për të administruar testet e koronavirusit, Testimi ishte falas dhe vullnetar, por qeveria ka thënë se do të urdhërojë hyrjen në karantinë për ata që nuk marrin pjesë, duke përfshirë edhe ndalimin për të shkuar në punë.

Kryeministri, Igor Matovič, kërkoi falje për ushtrimin e presionit mbi njerëzit për të marrë pjesë, por tha se kërkesa ishte e justifikuar. “Liria duhet të shkojë së bashku me përgjegjësi ndaj atyre që janë më të dobëtit midis nesh,” tha ai në një konferencë shtypi.

Skema është përballur me kundërshtimin e disa ekspertëve të cilët thanë se testet e antigjenit të përdorura nga qeveria, janë më pak të sakta sesa testet laboratorike PCR. Por qeveria po planifikon një raund të dytë testimi fundjavën e ardhshme.

Të dielën, Sllovakia raportoi 2,282 raste të reja përmes testeve PCR, duke mos përfshirë ato të identifikuara në testimin mbarëkombëtarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews