Ballina Bota Vladimir Putin nuk do të jetë më president i Rusisë

Vladimir Putin nuk do të jetë më president i Rusisë

Vladimir Putin nuk do të jetë më Presidenti i Rusisë duke filluar nga janari 2021 për shkak të frikës se mund të ketë sëmundjen e Parkinsonit.

Presidentit 68-vjeçar të Rusisë madje i ishte kërkuar të heqë dorë nga ish-e dashura e tij gjimnaste, 37 vjeçarja Alina Kabaeva, sipas kritikut të Kremlinit, profesor Valery Solovei – një ekspert i medias në Rusi.

Komentet e tij erdhën ndërkohë që në Rusi qarkullonin disa filmime, ku dukeshin këmbët e Putinit ndërsa dridheshin dhe ai kapej në krahun e karriges për të mos rënë. Në viedo dukej gjithashtu një stilolaps që dridhet në gishtat e ish-operativit të KGB-së dhe një filxhan, i cili sipas analistëve ishte i mbushur me ilaçe kundër dhimbjes.

Sidoqoftë, për momentin nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Kremlini që presidenti vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Në fillim të kësaj jave u tha se po nxitej hartimi i shpejtë i legjislacionit për t’u siguruar që Putini mund të bëhej senator i përjetshëm, gjë që shkaktoi spekulime se presidenti rus po planifikon të largohet nga Kremlini.

Drafti i ri legjislativ u prezantua nga vetë Putini dhe do t’i garantonte atij imunitet ligjor dhe përfitime shtetërore derisa të vdiste.

Mediat shtetërore parashikojnë se kjo lëvizje do të shihet “si një shenjë që po vendos bazat për një ndryshim përfundimtar të pushtetit në Rusi”.

Nuk është hera e parë që njerëzit spekulojnë se Putini mund të vuajë nga sëmundja e Parkinsonit.

Edhe më parë është vërejtur se ecja e tij ndërsa lëkund krahun e djathtë, dukshëm më të zvogëluar në krahasim me të majtin mund të jetë diçka që lidhet me sëmundjen.

Sipas British Medical Journal,  “Një lëkundje asimetrike e krahut është një nga shenjat klasike të sëmundjes së Parkinsonit dhe mund të shfaqet në “subjekte klinikisht të paprekur nga sëmundja, por që kanë predispozita për ta zhvilluar më vonë sëmundjen”.

Fenomeni është demonstruar përmes shikimit të videove të ndeshjeve të futbollit të luajtura nga mesfushori legjendar i Arsenalit dhe Liverpool, Ray Kennedy.

Kritiku i Kremlinit, profesor Valery Solovei, tha një natë më parë, se e dashura e Putinit, Znj. Kabaeva, si dhe vajzat e tij, Maria Vorontsova, 35 vjeç dhe Katerina Tikhonova, 34 vjeç, po e nxisnin Putinin të tërhiqej nga Kremlini.

Sipas Solovei, presidenti vuante nga Parkinsoni.

‘There is a family, it has a great influence on him. He intends to make public his handover plans in January,’ he said.

“Është familja, e cila ka ndikim të madh tek ai. Putin synon t’i bëjë publike planet e tij të dorëzimit në janar,”- vijoi Solovei.

Ai sugjeroi që Putin do të emërojë së shpejti një kryeministër të ri, në mënyrë që të marrë kontrollin.

Këshilltarët e presidentit gjithmonë kanë hedhur poshtë idenë se ai nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe Putini ka kultivuar një imazh atletik për veten: hipur mbi kuaj, duke praktikuar mundje, duke luajtur hokej mbi akull dhe duke notuar në liqene të ftohtë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha përsa i përket ndryshimit senatorial, se “kjo është praktika që po zbatohet në shumë vende të botës dhe është mjaft e justifikuar.”

Sipas tij, “Kjo nuk është risi nga pikëpamja e praktikës ndërkombëtare.”(SI)