Kur njoftoi për herë të parë qëllimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në gusht të këtij viti, kryeministri Qiriakos Mitsotaqis tha se kjo ishte një e drejtë e vendit të tij, e njohur nga ligji ndërkombëtar.
Megjithatë, një reagim i fundit i Departamenti Amerikan i Shtetit sinjalizon se zgjerimi i ujërave territoriale në mënyrë të njëanshme mund të mos jetë gjithmonë e pranueshme, të paktën jo nga Uashingtoni zyrtar.
Edhe pse Shqipëria dhe Greqia ranë dakord, pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias, ta cojnë përcaktimin e kufirit detar në Jon, Athina zyrtare do të ngjallte sërish reagime të forta në opinionin publik shqiptar duke thënë se do të shkonte në Gjykatën ndërkombëtare pasi të zgjeronte ujërat territoriale.
Por një kërkesë e fundit e qeverisë grekë në Departamentin Amerikan të Shtetit, për dënimi e shkeljeve të hapësirës ajrore në Egje nga avionët turq ka ofruar një perspektivë tjetër.
Në një raport, DASH i thotë shkoqur Greqisë së SHBA nuk njeh pretendimin e saj për hapësirën e vet ajrore në Egje, e cila shtrihet deri në 10 milje detare dhe një det territorial deri në 6 milje detare.
“Sipas ligjit ndërkombëtar, hapësira ajrore e një vendi përputhet me atë të detit territorial”, thekson raporti. SHBA njeh pra një hapësirë ajrore prej 6 miljesh që përputhet me detin territorial. Athina dhe Uashingtoni nuk ndajnë një pikëpamje mbi zgjatimin e hapësirës ajrore të Greqisë”, thuhet në raportin e cituar nga “Kathimerini”.
Kjo deklaratë e DASH kudërshton në fakt jo vetëm pretendimet e Greqisë në Egje, por dhe ato në detin Jon, duke theksuar se Amerika nuk njeh përcaktim e njëashëm të zgjerimeve territoriale.
“Athina aktualisht pretendon deri në një det 6 milje detare territoriale në Egje, por Greqia dhe fqinjët e saj nuk kanë rënë dakord për caktimin e kufijve në ato zona ku të drejtat e tyre të ligjshme detare mbivendosen”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Mungesa e një përcaktimi të tillë do të thotë se nuk ka qartësi në shtrirjen e detit territorial të Greqisë dhe hapësirës ajrore përkatëse në këto zona duke bërë që çdo vlerësim i shkeljeve së hapësirës ajrore mos jetë i mundshëm,” tha raporti.
Departamentit i Shtetit thekson në fund të raportit të tij se Uashingtoni inkurajon Greqinë dhe Turqinë “për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura të kufirit detar në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
Nëse do të përdorej i njëjti standard, kjo deklaratë e DASH sinjalizon se SHBA mund të mos e njoh vendimin e qeverisë greke për t’u zgjeruar me 12 milje detare në Jon, pasi ky vendim vjen përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe me Shqipërinë në Hagë.
Republika e Greqisë, më 1 qershor 1994, ratifikoi Konventën e Montego Bay, ku përcaktoi se ajo zbaton vijën normale (natyrale që është buza e ujti të çdo bregu) dhe i njohu vetes të drejtën e zgjerimit të Detit Territorial nga 6 në 12 milje, por zgjerimi në 12 milje do të kryhet në një moment të përshtatshëm.
Pamundësia e zgjerimit të Detit Territorial në Egje përballë Turqisë e ka detyruar Greqinë që të zbatojë përkohësisht gjerësinë e 6 miljeve të ujërave territoriale bazuar në Konventën e Montego Bay.
Ky vendim i Greqisë ka qënë i tillë për një kohë të gjatë për të mbajtur gjerësinë e 6 miljeve në total në të gjitha hapësirat e saja detare në Jon, Egje dhe Mesdhe Lindor si një mesazh drejtuar Turqisë por edhe prej faktit që Greqia ka dashur ta nis zgjerimin edhe për simbolikë së pari nga Egjeu, Mesdheu Lindor e më pas në Jon, ndonëse nuk ka pasur asnjë pengesë ta bëjë këtë gjë në Detin Jon. Ky qëndrim tashmë ka ndryshuar, duke e përdorur zgjerimin në Jon të Greqisë si mesazh për Turqinë.
Edhe pse prek në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë, zgjerimi i Greqisë në detin Jon vjen për përfitime të brendshëm politike, pasi kjo lëvizje e Athinës është projektuar për të goditur tjetërkund, në anën tjetër të Mesdheut, në Turqi. Ekspertët thonë se për Greqinë, ky vendim nuk është asgjë tjetër, veçse një provë për të parë nëse mund të zgjerohet edhe në Egje.
Por eksperti Glevin Dervishi thekson se në rastin e delimitit në detin Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur Deti Territorial i një shteti nuk mbivendoset me Detin Territorial të shtetit fqinj.
“Më konkretisht kjo gjerësi aplikohet vetëm në hapësirat detare ku distancat midis dy shteteve janë mbi 24 milje detare. Distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqia është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e Detit Territorial mes tyre, madje në Kanalin e Korfuzit ajo varion nga 1 deri në 6 milje detare.
Në këto kushte gjerësia prej 12 miljesh e Detit Territorial të dy vendeve nuk gjen zbatim për Detin Territorial, pasi këtu Konventa thotë që ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu, por që do të modifikohet për rrethana të veçanta (vijë e drejtë bazë, gji natyror, tituj historik)”, shprehet ai.(SI)