Mjeku i moshës 49 vjeçe, Shukri Fazliu nga Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga koronavirusi.
Sipas informacioneve, mjeku Fazliu ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhë po trajtohej në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, transmeton Tetova News.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vajza e tij, Anila, e cila në fb ka shkruar:
“Sot ne moshen 49 vjecare nderroi jete babai yne i dashur Shukri Fazliu.Do te te kujtojme gjithmone per zemren tende te madhe,per humanizmin dhe bujarine. Na le shume heret babi,por ne zemrat tona ti nuk do te vdeshesh kurr.Na e humbe deshiren per te jetuar o babi.Ti ishe krenaria jone dhe ne do te mundohemi te te bejme krenar ne boten tjeter.Qofsh i xhehnetit Babi,te duam shuuume!”.