Ballina Bota Donald Trump kërkoi rinumërimin e votave, zyrtarët në shtetin e Arizonës: Deri...

Donald Trump kërkoi rinumërimin e votave, zyrtarët në shtetin e Arizonës: Deri më tani nuk ka asnjë provë manipulimi

Presidenti aktual Donald Trump ende nuk i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ka kërkuar procesin e rinumërimit të votave.

Ndërkohë, sipas një kontrolli zyrtar në më shumë se gjysmën e qarqeve të Arizonës nuk është gjetur asnjë provë e manuipulimit të votave.

Sipas DailyMail, në numërimin e bërë në 8 nga 15 qarqe në Arizon, duke përfshirë Maricopa, qytetin më të populluar të shtetit, ka rezultuar që nuk ka asnjë provë manipulimi.

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit Republikan të Arizonës, Mark Brnovich i ka hedhur poshtë pretendimet e Donald Trump për manipulimin dhe ka thënë se fituesi është Joe Biden.

“Nuk ka asnjë provë, nuk ka asnjë fakt që do ta çonte ndokënd të besonte se rezultatet e zgjedhjeve do të ndryshojnë. Duket se Joe Biden e ka fituar Arizonën,”– ka thënë ai.

Ndërkohë, Donald Trump ka kërkuar rinumërimin, pasi sipas tij në shtet ka pasur manipulim.

Në datën 8 nëntor, mediat projektuan fitues të zgjedhjeve kandidatin demokrat Joe Biden, falë 20 votave elektorale që mblodhi në vendlindjen e tij, në Pensilvani, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit.

Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë. Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit.

Ndërkohë Trump është shprehur se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve, ndërsa nga ana tjetë Joe Biden ka filluar tradicionin e tij politikë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews