Ballina Aktualitet Infektohet me koronavirus Vjosa Osmani

Infektohet me koronavirus Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Osmani, e cila ka thënë se ka pasur kontakte me disa të afërm të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe pas testimit në IKSHPK, është njoftuar se edhe ajo ka dal pozitiv me koronavirus.

Njoftimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Vjosa