Ballina Bota Merkel: COVID-19 sfida e shekullit, vendimet politike shumë të ngadalta

Merkel: COVID-19 sfida e shekullit, vendimet politike shumë të ngadalta

epa08823880 A handout photo made available by the German Government Press Office shows German Chancellor Angela Merkel (R) and Bundesrat Chairman and Governing Mayor of Berlin Michael Mueller (L) during a video conference with German state premiers about coronavirus pandemic in Berlin, Germany, 16 November 2020. EPA/JESCO DENZEL / GERMAN GOVERNMENT PRESS OFFICE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Në një koment mbi samitin e djeshëm me ministrat dhe presidentët të landeve gjermane, kancelarja Angela Merkel pranoi se vendimet politike për krizën e koronavirusit janë shumë të ngadalta.

“Unë gjithmonë do të jem këmbëngulëse e paduruar në këtë çështje”, deklaroi Merkel në një fjalim në konferencën e organizuar nga Suddeutsche Zeitung.

“Kushdo që vepron i pari gjithashtu mund të dalë nga kufizimet më herët. Koronavirusi është sfida e shekullit që do të angazhojë të gjithë botën”, theksoi kancelarja.

”Virusi i çon njerëzit në diçka çnjerëzore, si distancimi nga njëri-tjetrin”, shtoi ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews