Ballina Aktualitet Kryetarja e Komunës së Tetovës për ABC: 600 raste aktive! Qytetarët të...

Kryetarja e Komunës së Tetovës për ABC: 600 raste aktive! Qytetarët të shmangin grumbullimet

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në një intervistë për emisionin “Ballkan” ka deklaruar se në këtë qytet ka aktualisht 600 të prekur me Covid-19. Ajo tha se mesatarja e rasteve të reja ditore është 30-35 raste

“Tetova me rrethinë ka aktualisht 600 raste active që nuk janë pak, tendenca është që cdo ditë të kemi 30 deri në 35 raste që detektohen si positive që përsëri është shumë. Kërkesat tona iu drejtohen qytetarëve që të ulin në maksimum komunikimin, mbledhitë familjare dhe komunikimin në grupe”, tha ajo.

Arifi foli për investimet gjatë këtyre tre viteve dhe bashkëpunimet me homologët nga Shqipëria dhe Kosova. Ajo tha se javën e ardhshme do të ketë një takim mes unionit të disa bashkive nga këto shtete në Tiranë ku në fokus do të jetë pandemia e koronavirusit.

“Që nga viti 2017 ka pasur një bashkëpunim mjaft intensiv me pushtetin qendror. Ne kemi bërë bisedime dhe kemi shlyer 51% të borxheve jo vetëm për komunën por edhe për shkollat e mesme. Kjo ka ndodhur në vitin 2018. Ne pas formimit të qeverisë nuk arrritën të bënim investime kapitale. Ne kemi pasur nga fillimet e krizës, i kemi riaktivizuar.

Me iniciativë të Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës kemi themeluar unionin e bashkive shqiptare. Tani aty ajën bashkangjitur më shumë komuna, si Ulqini dhe Tuzi. Kemi bërë takime në nivel kryetarësh. Kemi sekretariatin në Tiranë. Ne ndërkohë meqë në çdo takim kemi pasur reagime të ndryshme politike në rajon, përgjigja jonë si union ka qenë që ka për qëllim të krijojë projekte për qytetarët. Takimi i radhës është i caktuar të mbahet në Tiranë, do të jetë një takim në nivel kryetarësh javën e ardhshme.

Do të jetë për COVID-in. Ky bashkëpunim është i natyrë komunale. Ne i përkasim një kombi dhe një gjuhe. Ka shumë gjëra që mund t’i këmbëjmë duke i mësuar njëri tjetrit. Në këtë drejtim besoj se cdo tendencë tjetër do të ishte e gabuar. Në rastin e Kosovës është shumë e rëndësishme që Kosova të jetë shtet anëtar i kombeve të bashkuara dhe NATO-s. Mirëpo në një situatë kur kundërshtimet e palës tjetër që Kosova të jetë e barabartë në këto institucione, atëherë nuk besoj se qëndron e drejta për të kërkuar diçka tjetër në këtë drejtim”, u shpreh ajo./mv.abcnews.al