Është ndarë nga jeta regjisori i njohur shqiptar, Muharrem Fejzo, pasi ishte infektuar me koronavirus.
Prej disa ditësh, 87 vjeçari ishte shtruar në një spital në Itali prej dy javësh, por nuk ka arritur të mbijetojë. Lajmin e hidhur e ka njoftuar djali i tij, Joe Fejzo.
“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër.
Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë.
Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës” shkruan ai.